Maska magjike me 3 përbërës që kuron aknet përgjithmonë
Ndonëse nuk përbëjnë rrezik për shëndetin, njollat në fytyrë, aknet, puçrrat apo çfarëdolloj problemi me lëkurën kanë fuqinë të ulin ndjeshëm vetbesimin e një personi. Ekzistojnë një sërë faktorësh që ndikojnë në shëndetin e lëkurës, ashtu si dhe një numër të pafund kurash për këtë shqetësim.

Edhe pse në treg ofrohet një numer shumë i madh produktesh, pjesa më e mirë jane të përbëra nga kimikatet ose janë vërtet të kushtueshme.

Per fat të mire, ekzistojnë dhe mundesi më ekonomike dhe krejtesisht natyrale të cilat na sigurojnë të njejtin efekt. Maska që do të lexoni më poshtë kuron aknet dhe pastron lëkurën brenda pak javëve. Përbërësit e mëposhtëm kanë veti antibakteriale dhe antiseptike që parandalojnë zhvillimin e mëtejshëm të baktereve përgjegjëse për krijimin e akneve.

Përbërësit:
Sodë buke, uthull molle, mjaltë

Përgatitja:

Përzieni një lugë çaji uthull molle me dy lugë çaji mjaltë dhe një lugë çaji sodë buke. Pasi të keni përftuar një masë kremoze, lyeni fytyrën me të dhe lëreni për 10 minuta. Më pas shpëlajeni normalisht dhe aplikoni kremin hidratant. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2017, ora 16:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori