E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Maska e duhur për njollat e zeza
Njollat e zeza në fytyrë është një bezdisje, pasi shpesh ne e kemi të pamundur që të kemi një ilaç për zhdukjen e tyre. Për të pasur një lëkurë sa më të pastër një kurë e rekomandueshme është përzierja mjaltë me lëng portokalli.

Kjo është një maskë e thjeshtë e cila përgatitet me 3 lugë mjaltë, 3 lugë lëng portokalli, në fillim përziejini mire këta përbërës deri sa të bëhet një masë kremoze dhe përhapeni në fytyrën e pastruar më parë. Këtë maskë do e lini për 15 minuta që të veprojë më pas do të lani fytyrën me ujë të vakët.

Kjo është një maskë e shëndetshme pasi mjalti ndihmon në rigjenerimin dhe pastrimin e lëkurës , ndërsa lëngu i portokallit lufton njollat e errëta. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2015, ora 09:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori