Mandarina, fruti që pastron gjakun dhe trupin nga toksinat
Mandarinat përmbajnë sasi të madhe të vitaminës C, sasi të bollshme të vitaminës D dhe K. Të dy këto vitamina sigurojnë elasticitetin e enëve të gjakut.

Ajo gjithashtu përmban magnez, kalcium dhe kalium. Mandarina, është burim i mirë i fibrave dietike.

Mandarinat përmbajnë Beta-carotene i cili funksionon si antioksidant, por që mund të shndërrohet në retinol, formë kjo e vitaminës A e cila shfrytëzohet nga qelizat e syve për shikim dhe po ashtu ndihmon sistemin imunitar.

Mandarina stimulon ndarjen e qelizave dhe gjeneron qeliza të reja. Pastron gjakun dhe përdoret si purifikuese.

Po ashtu mandarina, nxjerr substancat toksike nga trupi si ndotësit e ujit, kripërat shtesë etj. lehtëson të gjitha llojet e inflamacionit, përdoret si qetësuese kundër etheve, helmimeve, alergjive, etj.

Po ashtu, qetëson stomakun e irrituar dhe ndihmon në tretjen e ushqimit, përthithjen e lendeve ushqyese në mëlçi, stomak dhe ne zorrë, ne rritjen e sistemit imunitar, lehtësimin e problemeve te frymëmarrjes dhe qetësimin e sistemit nervor.
Shtuar më 01/06/2017, ora 10:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori