Lulet në zyrë ju mbrojnë nga sëmundjet dhe stresi
Pëlqej
Mbushja e vendit tuaj të punës me bimë, mund të ju ndihmojë që t’i luftoni sëmundjet dhe që ta reduktoni nivelin e stresit, sipas gjetjeve më të fundit të hulumtuesve.

Ata që punojnë në zyre të cilat janë pjesë e ndërtesave të larta e dinë shumë mirë se sa lehtë mund të përhapen sëmundjet.

Përderisa problemi shpesh lidhet me ventilimin e dobët, edhe kemikalet që gjenden në mobilet e zyrës mund të shkaktojnë shqetësime sa i përket shëndetit.

Sipas hulumtuesve, përgjigja mund të jetë shumë e thjeshtë: fusni gjelbërim që mund të ndihmojë në pastrimin e ajrit dhe kemikaleve toksike.

“Një mënyrë e shkëlqyeshme që t’i luftoni ditët kur jeni të sëmurë dhe stresin, është duke mbushur zyrën tuaj me bimë”, shkruajnë Eddie van Etten. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2018, ora 11:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori