E FUNDIT/ Sherr mes uniformave blu, shkarkohen 2 shefa të policisë rrugore
Luleshtrydhet e ngrira shkaktojnë përhapjen e hepatitit A
Luleshtrydhet e ngrira janë bërë shkaktare të përhapjes së hepatitit A në disa shtete të ndryshme.

Zyrtarët e shëndetësisë në Virgjinia, ku ka nisur edhe përhapja e sëmundjes, konfirmuan lidhjen mes këtyre frutave dhe hepatitit A të premten e kaluar.

Deri tani, 55 njerëz në 6 shtete të ndryshme janë infektuar nga ky virus, raporton CNN, dhe kjo shifër pritet të rritet edhe më shumë, sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Vetëm në Virgjinia janë 44 njerëz të infektuar. Gjysma e tyre janë shtruar në spital. Ekspertët mendojnë se shkak i përhapjes së këtij virusi janë bërë luleshtrydhet e ngrira të importuara nga Egjipti.

Supermarketet në Virgjinia kanë filluar të tërheqin nga tregu luleshtrydhet e importuara pas njoftimit të Departamentit të Shëndetit në Virgjinia.

Hepatiti A është një sëmundje inflamatore e mëlçisë që shkaktohet nga një mikroorganizëm që quhet virusi i hepatitit A. Disa nga simptomat e hepatitit A janë: dobësi dhe këputje trupore, të përziera dhe të vjella, dhimbje barku në zonën e mëlçisë, temperaturë, diarre, feçe në ngjyrë të bardhë, urinë e errët, zverdhje e lëkurës etj.

Burimi: Time
Shtuar më 23/06/2016, ora 20:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori