E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Lloji i lindjes përcakton afrimitetin me foshnjen
12 nëna të cilat janë bërë pjesë e një studimi, kanë përcaktuar se kush është shkaku që i bën më të afërt me fëmijët e tyre. Studimi edhe më tepër i mëshoi faktit se nënat që lindnin me operacion, ishin më pak të lidhura me fëmijën e tyre, krahasuar me nënat që kishin lindur vetë.

Këto të fundit, që në momentin që kishin dëgjuar të qarën e parë të foshnjës, kishin shfaqur shenja afeksioni. Lindja natyrale e nënës, bën që lidhja me fëmijën e sapolindur të jetë më e fortë.

Ky fakt është zbuluar nga një grup studiuesish të Child Study Centre në Yale University të Connecticut (SHBA), studim i publikuar në revistën shkencore “Journal of Child Psychology and Psychiatry”. Lindja me operacion redukton prodhimin e oksitocinës, një hormon që ndihmon për të forcuar lidhjen mes nënës dhe fëmijës. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2015, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori