Lista e ushqimeve që mendojmë se janë të shëndetshme por në fakt jo
Etiketat e ushqimeve nuk tregojnë shpesh të vërtetën sesa i shëndetshëm është një produkt. Më poshtë, po iu sjellim një listë me disa prej këtyre ushqimeve që mendojmë se janë të shëndetshme, por në fakt nuk janë…

1. Drithërat e përzier me sheqer dhe fruta
Në çfarëdo lloj forme qofshin, drithërat e paketuara për mëngjes (zakonisht të mbështjella me sheqer kaf ose mjaltë, fruta të thata dhe arra) mund të jenë të mbushura me shumë sheqer dhe kalori. Sigurisht që tërshëra është e shëndetshme, por fakti trishtues është se shumica e produkteve ‘granola’ kanë të shtuar mjaltë, fruta të thata, çokollatë, patate të skuqura me gjalpë kikiriku dhe madje edhe pluhur kosi. Këto janë të gjitha forma të kalorive dhe sheqerit, të cilat nuk këshillohen. Një mundësi më e mirë është të zgjidhni ‘granola’, që kanë pak sheqer dhe nuk e kanë sheqerin si përbërësin e parë të tyre. Gjithashtu, provoni varietete që janë bërë me drithëra të plota.

2. Patatinat prej perimeve
Për fat të keq, patatinat janë patatina, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për misër blu, grurë të plotë, patate të ëmbla e kështu me rradhë. Për më tepër, nëse i blini të paketuara, duhet ta dini se më shumë se sa për perime bëhet fjalë për perime të ngjyrosura. Ato zakonisht përmbajnë të njëjtën sasi të yndyrës dhe sodiumit si patatinat e zakonshme. Nëse blini këto lloj patatinash, kini kujdes të merrni ato që kanë të listuar në etiketë perimet si përbërës të parë.

3. Produkte me pak ose pa yndyrë
Ka shumë nga këto produkte, për të cilat thuhet se janë pa yndyrë, madje edhe për biskotat. Por a mund të jetë e mundur diçka e tillë? Mund të jetë, nëse këto produkte janë përpunuar shumë. Por kjo nuk do të thotë se po hani në mënyrë të shëndetshme dhe kështu ka gjasa që mund të hani tre herë më shumë nga çfarë po mendoni. Kur hiqni yndyrën nga një produkt, gjithashtu duhet të shtoni diçka, për ta bërë që të shijojë më mirë se kartoni. Zakonisht, kjo diçka e shtuar është sheqer dhe kripë, duke i bërë ushqimet pa yndyrë po aq kalorike dhe aq “të frikshme” sa ato me yndyrë.

4. Kosi i frutave
Kosi me fruta është ndoshta një nga ushqimet, që e fsheh më së miri përmbajtjen e sheqerit në përmbajtjen e vet. Disa lloje frutash kanë po aq kalori dhe yndyrë sa edhe një çantë me patatina. Sapo “t’ia hiqni maskën” do të zbuloni se “fruti” është thjesht i koncentruar apo i zhytur me sheqer misri plot fruktozë dhe sheqerna të tjerë. Bëni zgjedhje që nuk kanë përbërës të shtuar ose që janë bërë me zëvendësues sheqeri. Shikoni gjithmonë për ndonjë mundësi me pak yndyrë ose merrni kos të thjeshtë dhe shtojini vetë frutat.


5. Lëngje frutash të parapërgatitur
Këto lloj lëngjesh në shishe kanë po aq kalori sa një hamburger dhe më shumë sheqer se një shishe “soda”! E njëjta gjë vlen edhe për ato pije, që gjeni në restorantet e “fast-food”-eve. Shumica e lëngjeve kremoze të frutave nuk përdorin frutat e plotë, por vetëm lëngun e tyre, kështu që ju nuk merrni gjithë fibrat dhe ushqyesit që fruti ofron. Zakonisht në këto lloj lëngjesh përdoren ëmbëlsues të shtuar dhe shurup misri me shumë fruktozë. Zgjedhja më e mirë është ta përgatisni vetë lëngun tuaj të frutave, duke përdorur frutat e plotë, mundësisht me gjithë lëkurë dhe pa ëmbëlsues.
Shtuar më 18/06/2019, ora 17:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori