‘Na thanë do ju kap depresioni’. Ç’ndodhi me çiftin viral që u arratis drejt Amerikës?

Olsi dhe Ariola Beci, çifti më karizmatik i televizioneve shqiptare, prej më tepër se një vit janë shpërngulur përtej oqeanit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke jetuar ‘ëndrrën amerikanë’. Ndonëse përshtypja është krijuar se një jetë në SHBA është e vështirë dhe tejet e lodhshme, fotografi i njohur dhe specialistja e marketingut shprehën totalisht të kundërtën në një intervistë me Ermal Peçin për ‘Abc e Pasdites’.

“Kur kemi ardhur në fillim na e bën tragjike situatën, do vuani, do kaloni në depresion. Amerika ëhtë shumë e madhe, varet nga profesioni dhe njohjet që ke. Nëse ke ambicie dhe plane, gjen njerëzit e duhur dhe nuk është e vështirë për t’i realizuar ëndrrat.” – duke lënë të nënkuptuar se mbijetesa varet nga profesion por edhe zona ku jeton.

Për Olsin i cili është konsideruar ndër fotografët më të mirë shqiptar, jeta në Manhattan është perfekte pasi aty zhvillohet më tepër arti dhe jeta sociale është e vrullshme.

“Të mbijetosh nuk është fjala e duhur.Jam super e dashuruar me Shqipërinë dhe them kur kam ardhur unë në Amerikë nuk ka ngelur njeri. E them ndonjëherë me shaka se më mungon ashensori që nuk punon, apo ajo komshia poshtë pallatit që bleja qumështin dhe vezët..”– shtoi Ariola.

Për më tepër ju ftojmë të ndiqni bisedën e këndshme në YouTube, Abc News Albania.

 


Shtuar 23.12.2021 18:27