Lidhëset e flokëve përmbajnë kimikate toksike
Pëlqej
Të gjitha femrat e sidomos fëmijët, duhet të tregojnë një kujdes më të madh nga lidhëset e flokëve, pasi ato përmbajnë kimikate toksike. Kanë qënë zyrtarët e kontrollit të mallrave plastike në Britaninë e Madhe, të cilët po testojnë disa nga produktet e shumta plastike të cilat dyshohet se përmbajnë sasi të mëdha të kimikateve toksike.

Zyrtarët e kontrollit në Angli hedhin dyshime se këto lidhëse që importohen nga Lindja e Largët, nuk i plotësojnë rregullat e sigurisë. Po sipas tyre, ato mund të përmbajnë 500 herë më shumë një substancë që quhet phthalates, e cila është tepër e dëmshme për shëndetin.

Referuar testeve paraprake, disa nga lidhëset e kalojnë masën 50% të përmbajtjes së lëndëve kimike, kur kufiri ligjor parashikon se nuk duhet të kenë më shumë se 0.1%. /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2014, ora 13:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori