EMRI/ Atentati i frikshëm, ky është njëri prej të vrarëve në Fushë-Krujë! Çfarë i ndodhi në 2017

Është zbuluar identiteti i njërit prej personave të vrarë në Fushë-Krujë.

Bëhet fjalë për Diklen Vata, i cili u vra jashtë makinës.

Kujtojmë se sipas burimeve, bëhet me dije se makina e viktimave lëvizte në Drejtim të Mamurrasit apo Kurbinit dhe makina e autorëve ka lëvizur paralel me ta për disa metra, duke qëlluar me breshëri automatiku.

Më pas janë larguar, por sapo pasagjeri që ndodhej pas në makinën shënjestër ka dalë nga mjeti, ata janë kthyer pas dhe e kanë ekzekutuar. Pikërisht ky person është ai i identifikuar me inicialet D.V., nga Fushë-Kuqja.

Automjeti i viktimave për shkak të temperaturave të larta, si dhe breshërisë së të shtënave, është përfshirë nga flakët dhe vijon ende të digjet.

Policia ka ngritur disa postblloqe dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj masakre.

Kujtojmë se Vata në vitin 2017 ka qenë i arrestuar për drogë.

Njoftimi i policisë për arrestimin e Vatës:

Policia e Tiranës ka arrestuar një shpërndarësh drogash të forta në Tiranë. Diklen Vata, 25 vjeç, nga Laçi, u arrestua pasi policia i gjeti disa doza kokainë fshehur në çorape dhe në çelësat e makinës.

Policia njoftoi se më datë 27.09.2017 arrestoi shtetasin Diklen Vata, 25 vjeç, banues në Laç. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi tek zona e shkollës “Bajram Curri”, i është gjetur e fshehur në çorape një mbështjellëse me kokainë si dhe 3 mbështjellëse të tjera të fshehura në çelësat e makinës.

Në vijim është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Diklen Vata, ku gjatë kontrollit të ushtruar i janë gjetur dhe 18 mbështjellëse të tjera me lëndë narkotike kokainë.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 22 doza me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë e cila rezultoi e peshës 11.4 gramë, 3 aparate celularë, mjeti i markës “Rover”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale ” Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.