Lëngu i mishit shëron trupin dhe forcon imunitetin
Pëlqej
Prej shekush njerëzit e kanë përdorur lëngun e kockave për të shëruar trupin dhe forcuar imunitetin.

Dhe vërtet, lëngu i kockave përmban 2 aminoacide thelbësore për ndërtimin e indit lidhor. Pa ato, trupi ynë do të “thermohej”.

Ndër të tjera ai përmban gjithçka i duhen kockave tona, rruazave të gjakut, lëkurës dhe flokeve, shkruan Shëndeti. Lengu i kockave eshte mjaft i ushqyeshem per femijet e vegjel per te forcuar aparatin e tyre tretes, nga ku fillon edhe imuniteti i tyre.

Por sipas dietologes Blerina Bombaj këto veti i përmban vetëm lëngu i mishit të bagëtive të rritura në mënyrë natyrale në kullota të pastra. Mishi i rritur me antibiotik dhe i ushqyer me drithëra dhe bimë me pesticide përmban vetëm kimikate.

1kg kocka viçi ose pule
1 karotë të madhe të qëruar dhe të prerë
2 kërcej seleni të prerë në kubike
1 qepë mesatare të verdhë të prerë në copa të mëdha
2 gjethe të mëdha dafine
10 degë majdanozi të lëna të plota
8 kupa ujë

Sipas dëshirës: 4-5 hudhra të shtypura, ½ lv kripë, ½ kupë salcë domateje dhe çdo kërcell që eliminoni në kuzhinë, si të lakrës së bardhë, të panxharit etj.

Përgatitja

Vendosni zarzavatet, erëzat dhe ingredientët që keni zgjedhur sipas dëshirës në një tenxhere dhe mbulojini me ujë të ftohtë.
Mbyllni tenxheren me kapak dhe vendoseni në zjarr të ziejë.

Kur të vlojë ulni temperaturën dhe lëreni 1,5 -2 orë.

Kur të ftohet, hidheni në shishe me kapak të mbyllur dhe vendoseni në frigorifer. Largoni zarzavatet që kanë mbetur.
Shtuar më 14/04/2017, ora 10:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori