Lëkurët e patateve, një mrekulli për kolesterolin dhe zemrën
Për personat që vuajnë nga diabeti, problemet me zemrën, niveli i lartë i kolesterolit në gjak rekomandohen gatime apo ushqime të përgatitura me lëngun e lëkurave të patates.

Ndihmon për Rënien në Peshë

Lëkura e patates përmban sasi shumë të vogla yndyrnash, vitaminash dhe mineralesh të cilat ndikojnë në mbajtjen e trupit në formë.

Forcon Imunitetin

Lëkura e patates është jashtëzakonisht e pasur me vitaminë C dhe vepron si një antioksiduese e fortë.
Krahas kësaj, lëkura e patates përmban vitaminën B kompleks ashtu si edhe kalçium, të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e aktivitetit të sistemit imuntar.
Ul nivelin e kolesterolit në gjak

Përmbajtja e lartë me fibër e kombinuar me antioksidantët dhe polifenolet ndikon në reduktimin e sasisë së kolesterolit në gjak.

Për personat që vuajnë nga niveli i lartë i kolesterolit në gjak, këshillohet të konsumojnë patate të gatuara me gjithë lëkurë.
Ul rreziqet e problemeve me zemrën

Lëkura e patates është gjithashtu e pasur me kalium, një mineral esencial dhe i rëndësishëm për shëndetin e zemrës.

Ato ndihmojnë në minimizimin e prekjes së zemrës nga sëmundje të ndryshme dhe përmirësojnë aktivitetin e saj.
Për nivelin e sheqerit në gjak

Një nga vetitë e mira të lëkurëspatateve është ruajtja e nivelit të sheqerit në gjak.
Konsumimi i lëkurëspatateve ndikon pozitivisht edhe në parandalimin e diabetit të tipit 2.
Kundër djegieve në Lëkurë

Sipas të dhënave të AgroWeb.org lëkura e patates mund të përdoret edhe si kura natyrale kundër djegieve të vogla të lëkurës.
Mjafton të vendosni copëza të lëkurëspatates nga ana e tulit mbi zonën e djegur dhe ajo të qetësohet menjëherë.
Si t’i pastroni

Para se të nisni përdorimin e lëkurëspatateve AgroWeb.org ju këshillon që të kujdeseni më parë që kokrrat e patateve t’i pastroni mirë me ujë me sodë dhe më pas t’i lani me ujë të rrjedhshëm.

Uji me sodë është mënyra më praktike për të larguar të gjitha papastërtitë e lëkurëspatates duke e pastruar atë rrënjësisht.
Shtuar më 29/09/2018, ora 21:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori