Çfarë po ndodh me Greenwood? Vrapon pas qenit, rrallë del jashtë

Mason Greenwood është ende i pezulluar nga stërvitja dhe të luajë për Manchester United pasi u akuzua për përdhunim dhe sulm në fillim të vitit nga e dashura e tij Harriet Robson.

Mesfushori 20-vjeçar, i cili u arrestua në janar dhe më pas u lirua me kusht, është ende në pritje të një vendimi pasi gjykata po shqyrton akuzat ndaj tij.

Anglezi shfaqet rrallë në publik. Më 7 gusht, ai u pa duke kapur qenin e arratisur të prindërve të tij jashtë shtëpisë së tij në Cheshire, me vlerë 3 milionë funte.

Greenwood po mban një profil të ulët për momentin, por Twitter vendosi të heqë gjithsesi verifikimin me shenjë (blu) nga llogaria

Sulmuesi është ende i listuar si lojtar i ekipit të parë në faqen zyrtare të Manchester United.

Klubi vazhdon t’i paguajë lojtarit 70,000 £ në javë. /albeu.com/


Shtuar 6.09.2022 15:25