Zakaria te Chelsea, zbulohen shifrat e transferimit

Pas njoftimit zyrtar të Chelsea i cili erdhi dje në mbrëmje, Juventus ka konfirmuar formulën dhe shifrat e marrëveshjes që drejtoi Denis Zakaria te blutë e Londrës.

“Juventus Football Club njofton se ka arritur një marrëveshje me Chelsea për shitjen, në baza të përkohshme deri më 30 qershor 2023, të të drejtave të kartonit të Denis Zakaria kundrejt një pagese prej 3 milionë euro, plus bonuse deri në maksimumin e 1 milion euro.

Për më tepër, marrëveshja parashikon që Chelsea të marrë shërbimet sportive të lojtarit, shuma e rënë dakord për shitjen përfundimtare është 28 milionë euro, të pagueshme në tre vite financiare dhe mund të rritet, gjatë kohëzgjatjes së kontratës së shërbimit sportiv me lojtarin, për një shumë jo më të madhe se 5 milionë euro me arritjen e qëllimeve të mëtejshme.

Tarifat shtesë, duke përfshirë pjesën që lidhet me kontributin e solidaritetit të parashikuar nga rregulloret e FIFA-s, arrijnë një shumë maksimale prej 5% të llogaritur mbi vlerën totale të të gjithë operacionit”, shkruhej në njoftimin zyrtar të Juventusit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 2.09.2022 10:10