Asnjë humbje jete nga Covid-19 në Kosovë, sa raste të reja u regjistruan sot

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 32 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 36 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.684. Në total numri i rasteve aktive është 593.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 272 doza të vaksinës kundër COVID- 19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.821.540 doza të vaksinës. Deri më sot 820.146 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com


Shtuar 29.03.2022 15:00