Momenti i frikshëm: Burri hero vrapon me rrobat në flakë pasi rrethohet nga zjarri (VIDEO)

Një burrë hero që po përpiqej të shpëtonte fshatin e tij nga zjarret që shkatërruan në veriun e Spanjës u detyrua të largohej nga flakët pasi ato mbuluan fadromën e tij.

Në tentativën për t’u larguar, ai ka marrë edhe djegie të rënda në trup.

Videoja e frikshme tregon momentin kur Angel Martin Arjona, i cili po përdorte një gërmues për të hapur një llogore rreth fshatit të tij, kapet nga zjarri që përparon me shpejtësi në Tabara pranë Zamora, 50 milje në perëndim të Valladolidit.

Për një moment automjeti zhduket plotësisht pas flakëve përpara se burri të dalë.

Ndërsa vrapon rrobat e tij digjen në trup derisa del në një zonë të sigurt.

Më pas ai është dërguar në spital me djegie.

Ishte një arratisje me fat nga një prej dhjetëra zjarreve që janë aktive në të gjithë Spanjën, të cilat kanë vrarë tashmë dy njerëz, një zjarrfikës 62-vjeçar dhe një bari 69-vjeçar, në sezonin më të keq të valëve të të nxehtit për të paktën 15 vjet.

Në të gjithë Zamora, rreth 6,000 njerëz janë detyruar të evakuohen nga 32 qytete pasi flakët kërcënojnë shtëpitë e tyre, ndërkohë që zjarret janë jashtë kontrollit në veri të Barcelonës dhe në rajonin e Galicia, ku raportohet se hekurudha është mbyllur pasi një tren pothuajse u përfshi nga flakët të hënën.