Ky frut ju shton dëshirën për marrëdhënie seksuale
Në Shqipëri rriten deri në 8 lloje pishash, ndër të cilat më e rëndësishmja konsiderohet pisha e zezë. Kjo e fundit shkon deri në 50 m lartësi. Ndërsa nënllojet e tjera të pishës, nuk i kalojnë të 40 m. Gjendet në të gjithë territorin e vendit tonë, sidomos në Tropojë, Pukë, Mirditë, Peshkopi, Mat, Tiranë, Kolonjë, Llogara, Librazhd, Elbasan, Gramsh, etj.

Pisha është një pemë që rri e gjelbëruar gjatë gjithë vitit. Ajo, përveçse një pemë dekorative, përmban me bollëk vitaminë C, terpentinë, rrëshirë, katran, etj. Farat e pishës ndihmojnë në sistemin e tretjes. Bërthama e tyre vepron si laksativ i lehtë, por mund të shkaktojë urth nëse përdoret më shumë seç duhet. Frutat e boçevepishës treten me vështirësi, por kanë vlerë të lartë ushqyese. Është i njohur gjithashtu fakti që kjo pemë është tepër e shëndetshme për organizmin e njeriut pasi shërben për çlirimin e tepërt të oskigjenit dhe pastrimin e ajrit.

Pjalmi i pishës përdoret për të prodhuar një pomadë me të njëjtin emër që është shumë e mirë kundër plagëve. Gjithashtu, pjalmi i pishës bashkë me valesën e boçeve veprojnë me efikasitet kundër astmës bronkiale. Ato qetësojnë kollën, pastrojnë mushkëritë, rrisin sasisë e spermës dhe pasionin për seks. Fruti i pishës në fillim është i blertë dhe në formë konike. Ai piqet gjatë një periudhe 2-vjeçare.

Kundër rrufës.

Merren lastarët e degëve të njoma të pishës, gjatë periudhës së lulëzimit shkurt-maj. Përvëlesa e këtyre lastarëve bëhet me 30 gr të tyre në 1 litër ujë. Nga kjo tretësirë merren 3-4 gota në ditë, kundër rrufës. Gjithashtu tretësira e mësipërme shërben edhe për kurimin e rrugëve urinare, kollës dhe bronshitit.

Kurimi i puçrrave dhe plagëve

Merret pjalmi i pishës dhe përzihet me vaj ulliri, derisa të krijohet një masë homogjene. Me pomadën e përftuar, lyhen puçrat dhe plagët. Kjo tretësirë, po të shtojmë në të edhe një sasi lëngu të boçeve të sapo zierë, shton prodhimin e spermës dhe një dëshirë maksimale për marrëdhënie seksuale, sidomos tek meshkujt.

Kurimi i sëmundjeve të mushkërive

Në 1 litër ujë të distiluar hedhim 10 gr katran pishe. Tretësirën e përftuar e lëmë të pushojë për 24h. Më pas, kullohet dhe i shtohet 1,8 kg sheqer i cili tretet mirë në të. Prej saj merren 4 lugë në ditë. Është mirë që shurupi të merret para bukës në stomak të shëndoshë, apo pas bukës në pacientët me pengesa gastrite. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2019, ora 16:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori