Ky është qumështi më i ngjashëm me atë të gjirit
Sipas disa studimeve, qumështi i devesë është më i përafërti me qumështin e gjirit. Edhe pse më pak i njohur në vendin tonë është shumë i këshillueshëm që të konsumohet rregullisht.

Disa nga përftimet kryesore të konsumimit të tij janë: kontrollimi i sasisë së sheqerit në gjak, përmirësimi i sistemit imunitar, stimulimi i qarkullimit të gjakut, luftimi i problemeve me autizëm, mbrojtja nga çrregullimet e ndryshme të organizmit dhe funksionimi i rregullt i punës së zemrës.

Që nga lashtësia ka qenë i përdorur gjeneratë pas gjenerate dhe ka qenë pjesë e shumë kulturave. Është njësoj i pijshëm sikur qumështi i lopës apo i dhisë, edhe pse nëpër dyqane dhe supermarkete tek ne është më vështirë të gjendet.

Ky qumësht përmban elementet më thelbësore që i nevojiten organizmit siç janë: vitamina C, hekuri, yndyrat dhe proteina. /Spektrum/
Shtuar më 03/06/2017, ora 11:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori