Ky është efekti magjik që ka pjepri në trupin tuaj
Pëlqej
Pjepri është një nga frutat më të shëndetshëm për organizmin e njeriut.

Ky frut i ëmbël ul stresin, perbmban disa lloje vitaminash, si edhe parandalon plakjen e parakohshme të organizmit.
Pjepri është i pasur me hekur, kalçium, fosfor dhe me Vitamina A dhe C të domosdoshme për organizmin.

Fruti i pjeprit ofron vlera për kockat dhe dhëmbët. Por pjepri gjithashtu ofron përfitime edhe në mbrojtjen e shëndetit të zemrës, falë adenosinës, një substance natyrale që ndihmon qarkullimin e mirë të gjakut dhe parandalon infarktet.

Pjepri rekomandohet edhe për ato që vuajnë nga melçia e zezë dhe nga anemia. Sipërfaqe të konsiderueshme me pjepër mbillen në zonën e Ulët dhe Bregdetare të Shqipërisë. Për nga shija dhe aroma, frutat e pjeprit shqiptar cilësohen si nga më të mirët.

Në vendin tonë, pjepri ka kushte shumë të përshtatshme për kultivimin e tij në fushë dhe në mjedise të mbrojtura. Për nga klasifikimi agronomik, sipas ‘Agri.al’

në grupin e pjeprave të kultivuar janë ato të grupit Cucumis Melo, varietet Vulgaris, të cilët klasifikohen në: Pjepëra kantalupo, me foma të rrumbullakëta, të vegjël, ose të shtypur në dy polet, me brinjë pak të dukshëm, me aromë të ngjashme si të ananasit.

Ato janë lloje që në përgjithësi nuk durojnë magazinimin dhe transportet e gjata. Në këtë grupim përfshihen grupi i kultivarëve verore si: Pjepri i Goranxisë; HB – 73, Portokallja etj. /albeu.com/
Shtuar më 17/07/2017, ora 10:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori