Kuroni puçrat përmes akullit
Akulli është një element i cili na ndihmon në eleminimin e puçrave. Akulli njihet si një ndër luftuesit më të mirë i akneve dhe i puçrave, mjafto që ju në zonat ku keni puçra të aplikoni akull pasi kjo do ju ndihmojë për të mbajtur larg këtë problem.
Akulli kanjë sërë efektesh si;

Përmasat; pas aplikimit të akullit për një minutë, e ënjtura që shkaktojnë aknet do të pakësohet ndjeshëm.

Kohëzgjatja , duke pakësuar përmasat do të pakësoni edhe jetëgjatësinë e një puçrre.

Skuqja, ndonëse aplikimi i akullit fillimisht shkakton skuqje, do të vini re se në pak minuta, ajo do të largohet së bashku me skuqjen e akneve.

Dhembja , akulli mund të përdoret edhe për qetësimin e dhembjes që shkaktojnë aknet e thella cistike.

Parta se të aplikoni akullin në fytyrë duhet të siguroheni që fytyra është e pastër, më pas mbështilleni akullin me një copë të hollë (mos e aplikoni direkt në fytyrë) dhe vendoseni atë mbi akne për 1 minutë. Lëreni lëkurën të qetësohet dhe pas 5 minutash, nëse është e nevojshme, aplikojeni sërish.

Pasi të lani fytyrën në mëngjes dhe në darkë, bëni trajtimin me akull dhe më pas vijoni me aplikimin e kremit hidratues dhe produkteve të tjera që përdorni zakonisht. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2015, ora 17:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori