Kurohet personi i parë me virusin HIV
Një 44-vjeçar nga Britania është personi i parë në të gjithë historinë e njerëzimit që është kuruar nga virusi HIV.

Shkencëtarët që janë marrë me eksperimentimin e terapisë së re thonë se virusi është zhdukur krejtësisht nga gjaku i pacientit.

Aktualisht, terapitë kundër virusit HIV mund të shënjestrojnë qelizat aktive T të infektuara me HIV, por nuk mund të trajtojnë qelizat pasive T. Kjo do të thotë se trupi i pacientit vazhdon ta riprodhojë virusin.

“Kjo terapi është projektuar posaçërisht për të pastruar trupin nga të gjitha viruset HIV, përfshirë edhe ato pasive”, shpjegon prof. Sarah Fidler, pjesë e Kolegjit Imperial në Londër.

Terapia e re konsiston në dy faza: faza e parë, ku injekohet një vaksinë, e cila njeh çdo qelizë të infektuar me HIV, ndërsa faza e dytë ka të bëjë me përdorimin e një ilaçi të quajtur Vorinostat, që aktivizon qelizat T pasive.

Kjo metodë i jep sistemit imunitar të pacientit mjetet që i nevojiten.

Sipas prof.. Fidler, nevojiten të kryhen më shumë kërkime shkencore derisa të arrihet tek terapia përfundimtare.

“Në do të vazhdojmë me testet për 5 vitet në vazhdim dhe nuk do të ndalohet asnjë kurë, deri në atë përfundimtare. Shpresojmë që më në fund të kemi të bëjmë me kurën përfundimtare të HIV/AIDS”, thotë ajo./albeu.com/
Shtuar më 04/10/2016, ora 09:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori