E kishit harruar Sheilën? Këngëtarja rikthehet pas 3 vitesh super ndryshe (VIDEO)

Sheila Haxhiraj, fituesja e “X Factor”, dikur bënte namin me këngët e saj dhe pozat provokuese, por për 3 vite ajo vendosi të shkëputej nga muzika dhe për një kohë të gjatë u zhduk nga rrjetet sociale.

Megjithatë gjatë kësaj kohe, Sheila ka punuar për t’u rikthyer fuqishëm dhe ka publikuar plot 3 këngë të reja.

Këngëtarja shfaqet komplet ndryshe nga sa ishim mësuar ta shihnim dikur. Tre këngët kanë zhanre të ndryshme e madje në njërën prej tyre me titull “Benz”, Sheila shfaqet duke bërë rap.

Muzikën dhe teksin e këtyre këngëve i ka krijuar vetë Sheila.


Shtuar 18.02.2020 13:21