E FUNDIT/ Eleminuan ish-policin Santiago Malko, ndalohet një person
Kurat natyrale për trajtimin e dhimbjeve dhe infeksioneve në vesh
Përveç simptomave të zakonshme si ethet, dhimbja, infeksionet mund të çojnë deri në humbje të dëgjimit ose dëmtim të daulles. Infeksionet e përsëritura të veshit, sipas ekspertëve, mund të shkaktojnë komplikacione të tilla si ngurtësimi i indeve të veshit të mesëm, formime të kisteve, dëmtim të kockave të imëta të veshit të mesëm, madje edhe paralizë faciale dhe inflamacion të trurit.

Ka shumë faktorë që shkaktojnë një infeksion në vesh. Disa prej tyre janë dëmtimi i veshëve, depozitimi i dyllit në vesh, alergjitë ushqimore ose të mjedisit dhe kequshqyerja. Ky problem është më i pranishëm tek fëmijët se sa tek të rriturit. Pavarësisht rastit, është e rëndësishme të konsultoheni me një mjek.

Për raste të lehta dhe të moderuara të infeksioneve të veshit, ekzistojnë disa metoda natyrale për t’i trajtuar në shtëpi. Ana pozitive e këtyre metodave është se nuk merrni antibiotikë të cilët shfaqin disa efekte anësore.

Më poshtë do të lexoni për disa medikamente shtëpiak të cilët kanë provuar se trajtojnë infeksionet dhe dhimbjet e veshit:

Hudhra

Hudhra jo vetëm që i bën gatimet më të shijshme, por ndihmon gjithashtu për të trajtuar infeksionetvesh. Copëtoni dy thelpinj hudhre dhe gatuajini me dy lugë gjelle vaj vegjetal si ai i susamit apo i sinapit. Më pas lëreni vajin të ftohet pak. Kur nxehtësia të jetë e durueshme, hidhni disa pika në veshin që ju dhemb. Kullojeni pas disa minutave duke kthyer kokën nga ana tjetër.

Qepa

Një tjetër medikament shtëpie i rëndësishëm për të qetësuar infeksionet e veshit, është qepa. Copëtoni një qepë të vogël dhe ngroheni në mikrovalë për disa sekonda. Lëreni të ftohet dhe përmes një nape shtrydhini lëngun. Hidhni 2-3 pika lëng në vesh. Kullojeni pas disa minutash duke kthyer kokën nga ana tjetër.

Uthulla e mollës

Ndër përdorimet e shumta që gjen uthulla e mollës, një prej tyre është edhe trajtimi i infeksioneve të veshit. Bashkoni pak uthull molle me të njëjtën sasi uji. Merrni një copë pambuk, zhyteni në këtë përzierje dhe vendoseni në vesh për disa minuta.

Vaj ulliri

Nëse burimi i problemit në vesh është depozitimi i dyllit, vaji i ullirit mund të përdoret për të përshpejtuar shërimin. Ngrohni pak vaj ulliri në mikrovalë për disa sekonda, pasi të jetë ftohur pak, hidhni disa pikavesh. Pas disa minutash ktheni kokën nga ana tjetër, në mënyrë që të nxirrni vajin e tepërt së bashku me dyllin.

Vaji i pemës së çajit

Nuk është më sekret që vaji i pemës së çajit ka veti të mrekullueshme antibakteriale. Kjo është arsyeja pse përdoret edhe për të trajtuar infeksionet e veshit. Hidhni tre pika nga ky vaj në një lugë gjelle me vaj ulliri. Më pas hidhni disa pika nga kjo përbërje në veshin e infektuar. Lëreni për disa minuta dhe më pas kullojeni duke kthyer kokën nga ana tjetër.

Qumështi i gjirit

Qumështi i gjirit mund të vrasë bakteret dhe t’ju çlirojë nga simptomat e infeksionit në vesh. Kështu që disa pika prej tij në vesh, do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë. Por, para se të filloni të bëni ndonjërin nga këto veprime, sigurohuni që të merrni edhe mendimin e mjekut.
Shtuar më 11/09/2019, ora 09:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori