Berisha “hidhet” nga PS

Ish-kryeministri Sali Berisha është ulur në krahun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvend.

Berisha priti të marrë fjalën në foltore, por nuk ka shkuar në vendin e tij dhe i ka rënë shkurt, duke u ulur në karrigen e Klotilda Bushkës.

Edhe pse shumë kush mund të thoshte se është ulur nga radhët e socialistëve për shkak të pafuqisë për të shkuar deri në vendin e tij, vetë Sali Berisha e ka sqaruar këtë veprim duke thënë se ai shërben si avokat për socialistët dhe interesat e tyre.

“Për herë të parë prita i ulur në një karrige të socialistëve. E bëra këtë me qëllimin më të sinqertë për tu thënë socialistëve se sot avokat të tyre janë demokratët. Dhe do vazhdoj deri në fund të jemi zëdhënës të qytetarëve. Pa dallim bindjesh politike. Në këtë mënyrë se si është katandisur ky parlament.” tha Berisha.

Kujtojmë se Berisha ka mbajtur një linjë të ashpër anti-qeveritare gjatë daljeve të tij në foltoren e Kuvendit./albeu.com/