Kura shtëpiake për tu qetësuar nga djegia e diellit
Djegia e lëkurës nga dielli është një fenomen që ndodh kur keni qëndruar për një kohë të gjatë të ekspozuar ndaj diellit.

Ekspozimi i trupit nga ora 10:00-16:00 është shumë i dëmshëm për lëkurën tuaj. Rrezet e dëmshme ultraviolet mund t’ju djegin tërësisht e madje të shkaktojnë edhe dhimbje.

Duke ju uruar që diçka e tillë mos të ndodhë, ju sugjerojmë si më poshtë një kurë në kushtet e shtëpisë, për t’ju lehtësuar nga djegiet.

Do ju nevojitet:

1 limon
1 kastravec
100 ml ujë

Udhëzime:

Shtrydhni limonin, merrni lëngun dhe e hidhni në një gotë. I shtoni ujin.
Grini kastravecin në një blender, kullojeni dhe merrini lëngun. Bashkojeni me lëngun e limonit. I përzieni mirë.
Tani merrni një pambuk, lageni me lëngun e përgatitur dhe aplikojeni në fytyrë, qafë, duar apo në trup.
E lini të veprojë për 15-20 minuta. Shpëlahuni me ujë të ftohtë. Përsëriteni procesin edhe në ditët në vijim.
Nëse ju tepron lëng, ju mund ta ruani edhe ta ruani si kuba akulli në frigorifer.
Shtuar më 06/07/2019, ora 15:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori