Kura e duhur mbrojtëse ndaj astmën dhe bronkitin
Aparati respirator përfshin çrregullime si astma, bronkiti dhe lloje të ndryshme të kollës, që janë probleme të shpeshta për shumë njerëz. Këto janë infeksione të cilat mund të parandalohen apo të lehtësohen përmes përdorimit të medikadentëve të ndryshëm tradicional.

Receta është shumë e efekshme për sëmundje që liden me mushkëritë dhe dy llojet e astmave; bronkiale dhe kardiake.
PWrbërësit që na nevojiten për një recetë të tillë janë; ½ kg qepë të kuqe/lejla, ½ kg sheqer, 2 limona, 1.5 l ujë dhe 7 lugë gjelle mjaltë.

Për përgatitjen e saj në fillim hidhni sheqerin në një tenxhere dhe ngroheni në temperaturë të moderuar derisa të marrë ngjyrë të kuqe. Më pas shtoni qepët e grira në feta, skuqini pak dhe shtoni ujin. Ziejeni në një temperaturë të moderuar derisa të avullojë 1/3 e ujit.

Lëreni të ftohet pak dhe pastaj shtoni mjaltin dhe lëngun e dy limonave të shtrydhur dhe përziejini mirë. Së fundi, lëreni të qëndrojë gjatë gjithë natës dhe hidheni në një shishe qelqi.

Kjo është një recetë që ju duhet të konsumoni një lugë gjelle para se të hani vaktin dhe duhet të aplikohet derisa ju të vëreni se keni përmirësime të dukshme nga përdorimni i kësaj recete. /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2015, ora 11:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori