Xi Jinping planifikon të flasë me Zelenskyn për herë të parë që nga fillimi i luftës

Udhëheqësi kinez, Xi Jinping planifikon të zhvillojë bisedime me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për herë të parë që nga fillimi i luftës.

Wall Street Journal, duke cituar burime, tha se telefonata ka të ngjarë të bëhet pas vizitës së planifikuar të Xi në Moskë javën e ardhshme për të takuar presidentin rus Vladimir Putin.

Xi po konsideron gjithashtu të vizitojë vende të tjera evropiane pas udhëtimit të tij të raportuar në Rusi.

Një takim midis udhëheqësit kinez dhe Zelensky do të ishte një ngjarje e madhe dhe do të pasqyronte përpjekjet e Pekinit për t’i dhënë fund luftës.

Kina ka qenë publikisht neutrale lidhur me luftën, ndërsa kundërshtoi sanksionet perëndimore kundër Rusisë./Albeu.com.


Shtuar 14.03.2023 09:51