Kundër çdo rregulli: Mos lani duart që t’i shpëtoni kancerit
Pëlqej
Ju mund t’ju duket një çmenduri, por studimet më të fundit kanë dalë në përfundimin se një lloj bakteri mjaft i përhapur, i cili gjendet në lëkurën tonë prodhon një substancë që mund të na mbrojë nga kanceri i lëkurës.

Bëhet fjalë për staphylococus epidermidis- in. Larja e duarve është armiku i tij kryesor ndaj tani e tutje mendohuni dy herë para çdo larjeje.

“Prania e këtij bakteri mund të sigurojë mbrojtje natyrale ose mund të përdoret terapeutikisht për të penguar rritjen e formave të ndryshme të kancerit.” tha Prof. Richard Gallo, nga universiteti i Kalifornisë, San Diego percjell The Guardian.

Eksperimenti u bë i mundur te kaviet, ku u pa se atyre që u injektua bakteri në fjalë përfunduan me tumore 60% më të vogla në krahasim me të tjerët. Kështu pa e kuptuar, gjatë gjithë kësaj kohe kura e vërtetë e këtij kanceri paska qenë shumë më pranë nga çfarë e mendonim.
Shtuar më 13/04/2018, ora 16:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori