Kujdes! Uji që pini në shtëpi, i njëjtë si ai i tualetit
Pëlqej
Uji i ricikluar i tualetit shijon njësoj si uji në shishe. Ky është përfundimi i një studimi të Universitetit të Kalifornisë.

Disa vullnetarëve iu dha ujë tualeti, ujë shisheje dhe ujë rubineti, pa e ditur se çfarë po pinin. Kur u pyetën më pas, ata që kishin pirë ujë tualeti thanë se mendonin që ishte ujë nga shishet.


Sipas studiuesve, uji i ricikluar i tualetit mund të pihet pa problem, pasi nuk përmban përbërës të dëmshëm.

Daniel Harmon, udhëheqës i studimit, tha: “Termi ujë tualeti ngjall neveri te njerëzit dhe qëllimi i studimit është që ta bëjmë më pak të frikshëm për njerëzit këtë ujë. Ai është një burim shumë i rëndësishëm uji tani dhe në të ardhmen”.
Shtuar më 14/03/2018, ora 16:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori