Kujdes! Sheqeri helmues sikurse duhani
Një dietë apo mënyrë e shëndetshme e të ushqyerit, e përjashton përdorimin e sheqerit.

Sheqeri i bardhë, është njëri ndër shkaktarët kryesor të ratave të larta të obezitetit në botë dhe një shëndeti të keq.

Mirëpo, për disa njerëz, një botë pa sheqet është e vështirë të paramendohet.

Por pavarësisht kësaj, shumë njerëz po e largojnë sheqerin nga kuzhina dhe po e praktikojnë një stil më të shëndetshëm të të ushqyerit.

Në shkrimin “E vërteta toksike për sheqerin”, alarmojnë se shitja dhe përdorimi i sheqerit duhet të rregullohen me ligje dhe me vërejtje të posaçme, në mënyrë që të zvogëlohet përdorimi i përditshëm, shkruan në një të përditshme angleze.

Sheqeri, jo vetëm që i trash njerëzit, veçse në përgjithësi e çrregullon metabolizmin, “i nxjerr” hormonet nga ekuilibri, e rrit tensionin e gjakut dhe e dëmton mëlçinë. Efekt të njëjtë në trup ka edhe alkooli.

Profesionistët propozojnë tatim më të madh mbi ushqimin dhe mbi pijet të pasura me sheqer (siç janë lëngjet e gazuara), kufizimin e blerjes nga të rinjtë nën moshën 17 ose 18 vjeç.

Sheqeri është njësoj si alkooli dhe duhani, keqpërdoret lehtë dhe është i dëmshëm për shoqërinë – thotë autori i hulumtimit dhe eksperti për trashësi, Robert Lustig.

Shtuar më 30/05/2018, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori