SHBA i bën thirrje Putinit: Ndaloni menjëherë gjakderdhjen

Departamenti i Shtetit i SHBA-së i ka bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin që “të ndalojë menjëherë këtë gjakderdhje” dhe të tërheqë trupat nga territori i Ukrainës, në një deklaratë të lëshuar vonë të mërkurën me orën amerikane.

Në deklaratën e saj, SHBA akuzoi gjithashtu Rusinë se ka nisur një “sulm të plotë ndaj lirisë së medias dhe të vërtetës” duke bllokuar aksesin në mediat e pavarura të lajmeve duke parandaluar aftësinë e tyre për të transmetuar informacione rreth pushtimit.

SHBA theksoi gjithashtu “mbytjen” e platformave të mediave sociale nga Rusia si Twitter, Facebook dhe Instagram, për të cilat tha se u lejoi miliona rusë të aksesonin informacione të pavarura dhe të lidhen me njëri-tjetrin në mbarë botën.

Deklarata vjen pasi Rusia intensifikon sulmin e saj në qytetet kryesore të Ukrainës, duke rezultuar në një numër në rritje të vdekjeve civile dhe më shumë se një milion njerëz që largohen nga vendi për të kërkuar strehim diku tjetër./albeu.com


Shtuar 3.03.2022 07:43

Tags: ,