Kujdes! Përqafimi me macen mund t’ju vrasë
Macet mund t’ju shkaktojnë një sëmundje vdekjeprurëse me vetëm një lëpirje ose gërvishtje, paralajmëron Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e sëmundjeve.

Ato përmbajnë një bakter të rrallë në gojë dhe tek kthetrat, i quajtur “Capnocytophaga canimorsus”. Edhe pse ky bakter nuk shkakton asnjë sëmundje tek kafshët, mund të shkaktojë infeksione tek njerëzit.

Një raport zbuloi se 12 mijë amerikanë në vit preken nga “sëmundja e gërvishtjes së maces”. Kjo sëmundje shkakton temperaturë, lodhje, dhimbje koke dhe fryrje të nyjeve limfatike.

Në raste më ekstreme mund të shkaktojë fryrje të trurit dhe infeksione në zemër. Ekspertët i paralajmërojnë njerëzit që të mos i puthin macet dhe t’i lajnë duart sa më shpesh të munden.

Nëse keni mace në shtëpi, duhet të shmangni kontaktet e saj me mace të tjera, duke qenë se bakteri kalon nga një mace në tjetër dhe mund të infektojë edhe macen tuaj./albeu.com/

Burimi: Daily Mail
Shtuar më 20/09/2016, ora 17:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori