“U befasova nga largimi i Tuchel”, Havertz: Potter më ka dhënë një përshtypje shumë të mirë

Padyshim që shkarkimi i Thomas Tuchel i befasoi të gjithë, aq më tepër lojtarët e Chelsea, të cilët nën drejtimin e tij arritën suksese të rëndësishme.

Humbja me Zagreb rezultoi fatale për teknikun gjerman, edhe pse pronarit e rinj të “Bluve” sqaruan se shkarkimi i tij nuk kishte lidhje me rezultatet e fundit.

Në lidhje më këtë ndryshim në skuadër së fundmi ka folur edhe sulmuesi Kai Havertz.

Havertz është shprehur se është bëfasuar nga largimi i Thuchel, ndërsa shton se trajneri i ri i ka lënë një përshtypje të mirë.

“Unë u befasova nga largimi i Thomas Tuchel, veçanërisht duke marrë parasysh se si kemi luajtur në këtë peridhe prej 1 viti e gjysëm dhe sa kemi fituar.

Gjithesesi, Graham Potter më ka lënë një përshtypje të mirë. Në kemi një ekip të madh dhe mendoj se do bëjmë mirë”, tha Havertz për Kicker./albeu.com


Shtuar 25.09.2022 21:35