Kujdes! Këto ushqime nuk duhet të ngrohen në mikrovalë
Qumështi i gjirit – Një arsye e fortë pse këshillohet që fëmijët të ushqehen me qumësht gjiri është që ata të kenë mundësi të marrin agjentët antibakterial që gjenden te ai.ushqime_mikrovale

Nga një studim, ku u morën 22 mostra qumështi gjiri, disa prej tyre u ngrohën në temperaturë të lartë dhe disa në temperaturë të ulët, u arrit në përfundimin se qumështi që u ngroh në temperaturë të lartë kishte 18 % më shumë bakterin E –coli se qumështi që nuk u ngroh në mikrovalë.

Brokoli – Brokoli është një nga perimet që ngrohet më së shumti në mikrovalë, për arsye shpejtësie. Në përgjithësi, kur gatuhen ushqimet i humbasin disa nga lëndët e tyre ushqyese, madje edhe gatimi me avull, që është një nga format më të këshillueshme për të gatuar, bën që brokoli të humbasë rreth 11% të antioksiduesve. Gatimi i brokolit në mikrovalë shkakton humbjen e 97% të antioksiduesve.

Frutat e ngrira – Blerja e frutave të ngrira nuk është e dëmshme për shëndetin tonë, sepse procesi i ngrirjes bën që fruti të ruajë vlerat e tij ushqyese. Pasi këputet nga pema, fruti fillon menjëherë të humbasë vlerat e tij ushqyese. Por studimet e fundit kanë treguar se shkrirja e frutave të ngrira duke përdorur mikrovalën i kthen lëndët ushqyese të tyre në substanca kancerogjene. Mënyra më e mirë për të shkrirë frutat e ngrira është t’i lësh ato në temperaturën e ambientit.

Mishi i ngrirë – Jo të gjitha mikrovalët rrotullohen dhe kjo mund të bëjë që mishi të mos shkrijë i gjithi njëlloj, ai mund të shkrijë shumë mirë nga jashtë ndërkohë që brenda është ende i ngrirë. Më rritjen e temperaturës së mishit të ngrirë, rritet edhe niveli i baktereve në të. Nëse mishi nuk gatuhet menjëherë pasi është shkrirë, është e sigurt se çfarë do të konsumoni më vonë do të jetë një vakt plot e përplot më baktere.

Studimet japoneze kanë treguar se gatimi i mishit në mikrovalë për më shumë se 6 minuta shkakton humbjen e gjysmës së sasisë së vitaminës B 12. Mënyra më e mirë për ta shkrirë mishin është ta lini në frigorifer për një natë, ose ta shkrini duke e lënë në ujë të ftohtë të rrjedhshëm./albeu.com/

Burimi: LifeHack
Shtuar më 01/09/2016, ora 12:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori