Aksident i rëndë në Vlorë, një viktimë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në VLorë.

Sipas informacioneve paraprake, në ngjarje janë përfshirë dy automjete.

Rreth ores 19:30 në aksin e vjetër rrugor Panaja–Vlorë, pranë vendit të quajtur “Shamogjin” një automjet tip “Hundai” ka dalë nga rruga.

Si pasojë drejtuesi i mjetit Fatos Hoxhaj 55 vjeç, banues në fshatin Mifol ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Paraprakisht dyshohet shpejtësia dhe mungesa e ndricimit në rrugë.


Shtuar 14.09.2020 18:42