Kujdes, kjo simptomë paralajmëron atak në zemër
Shkencëtarët kanë zbuluar një simptomë të re që mund të jetë shenjë se do të pësoni atakzemër.

Pasi kanë ekzaminuar materialet që bllokonin arteriet koronare te një numër pacientësh, një ekip shkencëtarësh dhe ekspertësh mjekësorë në Michigan State University konfirmuan që ishte kolesteroli në formë kristalesh shenja që ju do të pësoni atakzemër.

Ata zbuluan se ky lloj i veçantë i kolesterolit të forcuar ishte gjetur në 89% të rasteve në dhomën e emergjencës.

“Në studimet e mëparshme, ne treguam që kur kolesteroli shndërrohet nga gjendja e lëngshme në të ngurtë, ose në gjendje kristali, zgjatet në vëllim sikur akulli dhe uji”, tha Doktor George Abela, profesor i mjekësisë në Michigan State University.

“Ky zgjerim brenda murit të arterieve koronare mund ta shqyejë dhe bllokojnë rrjedhjen e gjakut e që çon në sulm në zemër”, shtoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2019, ora 21:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori