Në Maqedoninë e Veriut sot ditë feste, 81-vjetori i kryengritjes antifashiste

Maqedonia e Veriut sot dhe nesër do të shënojë festën shtetërore 11 Tetori – Dita e kryengritjes popullore dhe shënon 81-vjetorin e kësaj ngjarje me të cilën në vitin 1940 është shënuar fillimi i luftës popullore-çlirimtare dhe rrumbullakim i lindjes së shtetit të Maqedonisë.

Më 11 Tetor të vitit 1941 luftëtarët nga Aradhat e para partizane të Prilepit e sulmuan patrullën policore bullgare dhe rrjetin telefoniko-telegrafik në Prilep, gjë që e shënoi fillimin e kryengritjes së organizuar të popullit të Maqedonisë kundër okupatorit bullgar, italian dhe gjerman për çlirimin final të vendit. Ditën tjetër, më 12 tetor, doli edhe Aradha partizane e Kumanovës.

Me vendimin për hyrje në koalicionin antifashist Maqedonia qëndroi në anën e njerëzimit progresiv dhe kundër fashizmit si ideologjia me e errët e historisë bashkëkohore dhe mohimi më i fuqishëm i vlerave të përgjithshme civilizuese dhe demokratike./ina