Kujdes! Këto sende që i kemi në shtëpi mund të jenë kancerogjene
Pëlqej
Edhe pse nuk e dini, ka disa sende që i mbajmë në shtëpi dhe që janë të rrezikshme për shëndetin tonë.

Për shembull, mjetet toksike për pastrim, qirinjtë aromatike, gotat prej letre etj, janë sende me përbërje materialesh të rrezikshme.

Në vazhdim po japim listën e rreziqeve më të njohura, që i kemi në shtëpi:

Gotat prej letre

Kimikati i rrezikshëm: Stireni

Niveli i rrezikut: 1

Ekzistojnë dyshime për të besuar se stireni është kancerogjen për njerëzit dhe tretet me kimikatet e thjeshta që shkaktojnë dëme të ADN-së. Shmangni gotat prej letre, sidomos për kafe, sepse stireni reagon në temperatura të larta.

Patatet e skuqura, ‘chips’-at

Kimikati i rrezikshëm: Akrilamidi

Niveli i rrezikut: 3

Akrilamidi është një kimikat që përdoret për trajtimin e ujërave të zeza, por ai përmes produkteve tjera arrin deri në tryezën tonë. Kështu, kur ushqime e pasura me karbohidrate përgatiten në temperatura të larta, aminoacidi asparagine me sheqerit në ushqim dhe formon akrilamidin.Në kontakt me këtë kimikat, vjen deri te mutacioni i ADN-së, i cili, më vonë mund të sjell kancerin.

Çipsi i cili përmban akrilamid krijohet kur ushqimi piqet në temperatura të larta. Shkencëtarët kanë paraqitur fakte se në patatet e skuqurakanë gjetur materien kancerogjene gliciamid, që është akoma më e vështirë se akrilamidi.

Cigaret elektronike

Kimikati i rrezikshëm: Nitrozamin

Niveli i rrezikut: 3

Cigaret elektronike mund të jenë të pasigurta dhe të krijojnë probleme shëndetësore afatgjata. Aktualisht, me miliona duhanpirës në të gjithë botën përdorin këto pajisje, për t’i ndihmuar që të shkëputen nga vesi i tymosjes.

Cigaret elektronike, ndonëse kanë një përqindje nikotine dhe shije të ngjashme, janë të zhveshura nga përbërës të tjerë të dëmshëm si katrani, që njëkohësisht krijojnë edhe varësi në trupin e njeriut.

Njëkohësisht, ka prova se në këto cigare mund të ketë përmbajtje të nitrozaminit, një kimikat helmues.
Veshjet që nuk rrudhosen

Kimikati i rrezikshëm: Formaldehidi

Niveli i rrezikut: 2

Ka dëshmi se këto kimikate janë përgjegjës për kancerin e hundës dhe të rrugëve të frymëmarrjes.

Shmangni pëlhurat e tilla dhe siguroni materialet natyrore, të cilat pa dyshim duhet të hekurosen. Një cikël pastrimi mund të zvogëlojë lirimin e formalinë për 60 për qind.

Mjetet për pastrim

Kimikati i rrezikshëm: 1,4-dioxane

Niveli i rrezikut: 3 (nga 1-5)

Detergjentet heqin njollat, por ato lënë pas kimikate të rrezikshme. Glycol polietilen, PEG, poliokietilen, dhe të gjitha fjalët që përmbajnë “oxynol” ose “ETH”, janë një sinjal se në detergjent ka dioxane.

Po ashtu, mjetet kundër mykut të bardhë shpesh përmbajnë formaldehid. Më mirë është të provoni mjete natyrore, me ndihmën e uthullës, vajit apo çajrave.
Shtuar më 11/02/2018, ora 16:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori