Duke ditur se kush janë ushqimet për t’u shmangur, kemi mundësi që Krishtlindja dhe Viti i Ri të mos na fryjnë më shumë seç duhet.
Po flasim për ato ushqime dhe pije që ngadalësojnë
metabolizmin dhe që gjenden rëndom në tavolinat tona.
Pijet e gazuara –
Pijet e gazuara mund të shkaktojnë diabet dhe rrjedhimisht edhe probleme me zemrën.
Nëse ekzagjerohet me konsumin e tyre, sheqeri dhe fruktoza që ato kanë, bën që metabolizmi të ngadalësohet dhe kilogramët të shtohen.
Makaronat – Mielli i përpunuar nuk ka fibra dhe antioksidantë. Pra, ka shumë pak veti ushqyese. Makaronat shpërbëhëhen më kollaj dhe organizmi nuk djeg shumë kalori për tretjen e tyre. Përdorni miell integral
nëse doni që të mos shëndosheni.
Gjalpi dhe mishi i derrit – Acidet yndyrore omega-6 ngadalësojnë
metabolizmin. Ato gjenden te mishi i derrit dhe te gjalpi kryesisht.
Nëse do të konsumoni shumë mish derri për festa, me siguri që do të shtoni në peshë./albeu.com/
Shtuar më 28/12/2016,
ora 14:47