Kujdes, ja disa arsye pse nuk duhet të konsumoni shumë mish
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Mishi i kuq vihet sërish nën akuzë. Një studim i fundit i publikuar në revistën shkencore “TheBritish Medical Journal” me titull “Mortality from different causes associatedëëith meat, heme iron, nitrates, and nitrites in the NIH-AARP Diet and Health Study: population based cohort study”, ka bërë zbulimin e frikshëm.

Në studim u përfshinë 536.969 persona me moshë 50 dhe 71- vjeçare të cilët konsumonin rregullisht mish të kuq, të përpunuar dhe mish të bardhë. Më pas morën në konsideratë sasinë e mishit të konsumuar dhe ballafaquan sëmundjet nga të cilat ishin prekur dhe rastet e vdekjes.

Nga rezultatet e studimit rezultoi se personat që konsumonin mish, rrezikonin më shumë që të vdisnin. Më konkretisht sa i takon kushteve klinike rezultuan me probleme kardiake, infarkt, diabet, tumore, patologji të veshkave, Alzheimet, sëmundje të rrugëve respiratore dhe infeksione.

Sipas studiuesve shkaku i vdekjes mund të vijë prej hekurit që gjendet tek ushqimet me bazë shtazore, nitritet dhe nitratet.

Dhe nuk është gjithçka…

Shkencëtarët shpjegojnë se mishi i kuq është përgjegjës edhe për rezistencën ndaj antibiotikëve dhe zhvillimin e parakohshëm seksual, shkruan noa.al. Paraardhësit tanë konsumonin rreth një herë në javë mish, ose një total prej 5- 10 kilogramë në vit, ndërkohë që në ditët tona konsumohet dhjetë herë më shumë./albeu.com/
Shtuar më 19/05/2017, ora 16:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori