Kujdes! Inflamacioni shkakton kancer, diabet. Ja cilat ushqime shkaktojnë inflamacion
Një studim i fundit i kryer nga
Universiteti i Karolinës Jugore ka treguar se njerëzit të cilët konsumojnë
ushqime që shkaktojnë
inflamacion janë më të rrezikuar që të kenë një vdekje të parakohshme se ato që zgjedhin frutat dhe perimet.
Sipas studimit inflamacioni kronik mund të rrisë rrezikun për zhvillim të kancerit, diabetit, sëmundjeve kardiovaskulare, madje edhe të vdekjes së parakohshme, thotë autorja e studimit, dr. Susan Steck.
Studimi zbuloi se njerëzit që ndiqnin një dietë të lidhur me inflamacionin ishin 4 herë më të rrezikuar të vdisnin nga kanceri i traktit gastrointestinal.
Ja cilat ushqimet mund të shkaktojnë
inflamacion.
Vajrat vegjetale
Edhe pse janë të pangopura, vaji i misrit apo ai vegjetal kanë në përbërje sasi të lartë të acideve yndyrore omega 6. Këto vajra mund të çojnë në
inflamacion dhe rrisin rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve koronare të arterieve, thonë hulumtuesit shkencorë nga
Universiteti i Torontos. Në vend të tyre zgjidhni vajin e ullirit të pasur me omega 3.
Drithërat e përpunuara
Biskotat, ëmbëlsirat dhe
ushqime të tjera të paketuara rrisin nivelet e një proteine inflamatore,e quajtur agjenti aktivizues plasminogen tip 1 (PAI-1), i cili lidhet me zhvillimin e diabetit të tipit 2, kanë zbuluar shkencëtarët tek
Universiteti i Torontos.
Pijet e
gazuara
Gjatë një studimi të kryer në Zvicër, u zbulua se të rinjtë që pinë rreth 2 kanoçe me pije të
gazuara në ditë kishin rritje të niveleve të proteinës reaktive-C – një shenjë e inflamacionit që lidhet me sëmundjet e zemrës, atakun kardiak dhe goditjen në tru- me 109% në 3 javë. Prandaj, hiqni dorë nga pijet e
gazuara dhe konsumoni sa më shumë ujë (mos harroni të shtrydhni edhe pak limon).
Mishi i kuq
Konsumimi i mishit të kuq, i pasur me yndyra të ngopura, ul nivelet e kolesterolit të mirë (HDL) anti-inflamator dhe pengon funksionin e enëve të gjakut, duke çuar kështu në tension të lartë të gjakut dhe sëmundje të zemrës.
Nuk është e nevojshme që të eliminoni krejtësisht mishin, por konsumojeni me racion./albeu.com/
Shtuar më 22/01/2017,
ora 11:35