Gjykata e Posaçme merr vendimin për 9 të akuzuarit për inceneratorin e Fierit

Gjykata e Posaçme për rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj 9 të akuzuarve për aferën e incenratorit të Fierit ka lënë ne fuqi kërkesën e SPAK për 9 te akuzuarit për inceneratorin e Fierit.

Gazetari i abcnews.al raporton se Gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 7 nga të akuzuarit, ndërsa 2 të therë u lanë në arrest shtëpie.

Prokuroria e posaçme lëshoi 9 urdhër-arreste në lidhje me hetimet për ndërtimin e inceneratorit të Fierit dhe atij të Elbasanit. Përveç ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, administratorit të kompanisë së Integrated Technology Services Klodian Zoto prokuroria kërkoi edhe arrestimin e deputetit Alqi Bllako si dhe administratorit të Inceneratorit të Fierit, Arenc Myrtezani.

Po kështu prokuroria i ka kërkuar gjykatës që të hetohen me masën arrest me burg 7 anëtarë të komisionit për dhënien me koncesion të Inceneratorit të Elbasanit dhe dy të tjerë arrest shtëpie.

Nën akuzë për shpërdorim detyre janë edhe Azem Shatëri, Florjan Muçaj, Erjon Murataj, Sabina Cenameri dhe Etleva Kondi, të cilët kanë qenë anëtarë të komisionit të koncesionit. Sipas prokurorisë, këta shtetas, në bashkëpunim me Bllakon dhe Kokën, kanë shkelur ligjin për Partneritetin Publik Privat për të favorizuar kompaninë Integrated Technology Services, e cila fitoi koncesionin.

Ndërkohë që për Pëllumb Abeshin dhe Etleva Kondin janë marrë të njëjtat masa edhe për Elbasanin. Në Elbasan gjithashtu është në burg Bardhyl Çabiri si dhe në arrest shtëpie Jonida Zeqo dhe Serafin Papa.

Përveç sekuestrimit të pasurive të Kokës e Bllakos, SPAK ka vënë në sekuestro edhe 14 apartamente, 3 njësi tregtare me sipërfaqe shfrytëzimi në total prej 297 m²; 1 pasuri të paluajtshme të llojit truall me sipërfaqe 147 m² dhe ndërtesë 126 m² did he 8 shoqëri tregtare dhe të gjitha asetet në pronësi të shoqërive tregtare.