Këto ushqime luftojnë sëmundjet e zemrës
Pëlqej
Studiuesit i kanë klasifikuar disa ushqime si aleate të sëmundjeve të zemrës.

Sipas tyre, përdorimi i këtyre ushqimeve, që më së shumti janë fruta dhe perime siguron një zemër të “fortë” dhe një qarkullim të mirë të gjakut.

Gjaku është lëngu jetësor për të gjithë ne. Nga ky lëng varet gjithçka në shëndetin tonë, madje dhe vetë jeta jonë.

Nëpërmjet ndryshimeve në gjak dhe pjesëve përbërëse të tij një numër i madh i sëmundjeve mund të diagnostikohen dhe në vështirësinë e tyre mund të kategorizohen, për këtë arsye është gjaku lëngu më i shpeshtë i analizuar.

Boronicat janë të pasura me antioksidues që luftojnë inflamacionin. Ky i fundit rrit rrezikun për atak ë zemër kur poshton arteriet. Për të parandaluar një gjë të tillë, konsumoni një filxhan me boronica çdo ditë. Mund t’i shoqëroni ato me kos ose drithëra.

Nëse nuk mund t’i gjeni boronicat e freskëta, mund të konsumoni edhe të ngrirat.

Panxhar

Panxhari është i pasur me përbërës të quajtur nitrate, që zgjerojnë enët e gjakut dhe përmirësojnë qarkullimin e tij. Mund të bëni një sallatë të freskët me panxhar ose një lëng të shijshëm me po këtë ingredient.

Frutat e thata

Yndyrat e shëndetshme për zemrën, proteinat dhe fibrat ulin rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës.

Bajamet, arrat dhe lajthitë janë të gjitha të mira në këtë rast. Njerëzit që hanë një grusht fruta të thata 5 ose më shumë herë në javë janë 29% më pak të rrezikuar të vdesin nga sëmundjet e zemrës se ata që e shmangin konsumimin e frutave të thata.

Peshku i yndyrshëm

Acidet yndyrore omega 3 përmirësojnë kapacitetin kardiak gjatë stërvitjes.

Salmoni, sardenja, dhe peshku tuna janë të pasur me acide yndyrore omega 3.

Dy herë në javë hani një racion me peshk të yndyrshëm. Për drekë, zëvendësojeni sallatën me pulë me salmon ose peshk tuna të konservuar.

Bishtajoret

Fasulet dhe thjerrëzat janë të pasura me fibra të tretshme, të cilat shpërbëjnë acidet në bile të formuara nga kolesteroli dhe i nxjerrin ato jashtë trupit. Merrni rreth 5-10 gramë fibra çdo ditë: një kupë me bishtajore siguron 2-6 gramë./albeu.com/

Shtuar më 23/06/2017, ora 20:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori