Këto individë nuk duhet të vaksinohen me vaksinën kundër gripit
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
ISHP rekomandon kryerjen e një vaksine ndaj gripit çdo vit, si mënyra e parë dhe më e mirë për t’u mbrojtur nga gripi.

Vaksina e gripit mund të reduktojë sëmundjet prej gripit, vizitat tek doktori, mungesat në punë dhe në shkollë prej gripit, si dhe parandalon shtrimet në spital si rrjedhojë e gripit.

Vaksinën kundër gripit duhet ta bëjnë të gjithë individët në risk të lartë për të zhvilluar komplikacione të rënda ndaj gripit si:
 Fëmijët mbi 6 muaj
 Gratë shtatzëna
 Individë me sëmundje kronike si astma, diabeti, sëmundje kardiovaskulare, sëmundje pulmonare si dhe individët e moshës mbi 65 vjeç.

Vaksinimi i punonjësve të kujdesit shëndetësor është shumë i rëndësishëm për të mbrojtur vetveten dhe sidomos pacientët të cilët janë në grupet në risk.

Nuk duhet të vaksinohen me vaksinën kundër gripit:

 Persona qe kanë alergji nga veza
 Persona në gjendje akute me temperaturë
 Persona që kanë pasur reaksione të mëparshme
 Fëmijët nën 6 muajsh./albeu.com/

Shtuar më 12/01/2017, ora 10:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

"Lumturi dhe krenari, mes arbëreshevë që ruajtën gjuhën dhe kulturën për më shumë se 5 shekuj dhe me fëmijë Të mrekulluëshëm!" {Lorik Cana}