Këto 4 ushqime shkaktojnë dhimbje gjymtyrësh
Kush prej nesh nuk e ka vuajtur të paktën një herë një dhimbje të lokalizuar tek gjuri? Ky është problem me të cilin mjeku haset çdo ditë.

Këto janë ushqimet që duhen shmangur në rastin e dhimbjeve:

Sheqeri artificial:

Revista Amerikane “Clinical Nutrition” publikoi një studim në vitin 2014, i cili tregoi se këto ushqime mund të kontribuojnë në shfaqjen e artritit reumatoid tek femrat.

Prandaj, përdorni mjaltë ose stevia, dhe shmangni ëmbëlsirat, pijet e gazuara, drithërat me sheqer, dhe pastat e ndryshme.

Mishi i kuq dhe i përpunuar:

Mishi i kuq mund të përkeqësojë dhimbjen dhe inflamacionin. Sipas një studimi të vitit 2014 të kryer në Akademinë Kombëtare të Shkencave, mishi i kuq mbështet rritjen e kancerit dhe përkeqëson inflamacionin.

Vezë:

Konsumi i rregullt i vezëve çon në më shumë inflamacion dhe ënjtje. E verdha e vezës përkeqëson inflamacionin pasi përmban acid arachidonic që prodhon prostaglandins (shkaktarëve të inflamacionit). Veza mund të përmbajë edhe yndyrna të ngopura, të cilat kanë efekte të dëmshme mbi dhimbjet e nyjeve.

Alkool:

Konsumimi i tepërt i alkoolit ka një efekt negativ në dhimbjet e kockave. Birra përmban komponentë të cilat janë konvertuar në acid urik duke u bërë kështu të dëmshëm për kockat. Kjo pije përmban edhe gluten e cila është e dëmshme për nyjet e brishta./albeu.com/
Shtuar më 06/01/2017, ora 09:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori