10 Këshilla për t'u ushqyer shëndetshëm gjatë shtatëzanisë
Gjatë shtatëzanisë, për shkak të ndryshimeve të mëdha hormonale në organizëm lindin simptomat e asaj që quhet fenomeni i “urisë së nxehtë".

Po ashtu gjatë këasj faze femrat janë më të tërhequra ndaj disa produkteteve të caktuara, kanë ndryshime të shqisës së të nuhaturit apo edhe të ndjesive të përzierjes e të pështjellimit në stomak.

Sipas vlerësimit të ekspertëve, femrat shtatëzëna duhet të tregohen më të kujdesshme në mënyrën e të ushqyerit dhe duhet të ndjekin këto këshilla:


1. Konsumoni të paktën 5 herë fruta dhe perime të freskëta gjatë ditës.

2. Ushqimi juaj duhet të jetë i shumanshëm dhe të përmbajë fibra ushqimore (alimentare), kripëra minerale dhe vitaminë B, të cilat gjenden me shumicë në produkte natyrore dhe të përpunuara si bukë e makarona me miell të pasitur, drithëra, oriz të errët, patate dhe bishtajore.

Shumë e rëndësishme në shtatzëni është edhe marrja e mjaftueshme e acidit folik, jodit dhe hekurit. Ndërsa dy produktet e para merren në formë preparatesh, hekuri gjendet me shumicë në produktet shtazore si mish, peshk, vezë, por edhe ato bimore, si sallatë jeshile, farëra, bishtajore etj.

3. Sa më të kursyera në sheqer dhe ushqime të ëmbla dhe super të sheqerosura.

4. Konsumimi 2 deri në 3 porcione në ditë i qumështit me pak yndyrë dhe produkteve të tij (djathë, kos, etj.) përbën një burim të rëndësishëm të kalciumit dhe mikroelementeve.

5. Yndyrat duhet të përbëjnë 30-35 % të kalorive tuaja ditore (që për një trup mesatar do të thotë, konsumimi i jo më shumë se 80-100 gramë yndyrave në tërësi, në një ditë). Gjithsesi është mirë që të përdoren sa më shumë vajrat me origjinë bimore (vaji i ullirit) dhe sa më pak yndyrat me origjinë shtazore (mbi të gjitha dhjamërat). Mos neglizhoni në këtë llogaritje edhe yndyrat “e fshehura” si përbërës të çokollatave, patatinave, akulloreve, biskotave të gatshme, etj.

6. Kujdesuni të përdorni sa më shumë ushqime biologjike (të patrajtuara me kimikate) për të ulur përqendrimin e përbërësve të dëmshëm për organizmin.

7. Është mirë që të hiqni dorë nga konsumimi i vezëve të paziera apo të pagatuara, apo nga pirja e qumështit të pazier të marrë direkt nga fshatari, si rezultat i rrezikut të infektimit nga parazitë të ndryshëm (p.sh salmonela).

8. Po kështu, kritik është edhe përdorimi i mishit të pazier (edhe në formën e sallamit apo të proshutës) për shkak të rrezikut të toksoplazmozës.

9. Përpiquni të hani në sasi të vogël, por të shpërndarë në mënyrë të rregullt gjatë ditës (5-6 herë në ditë). Kjo ju ndihmon dhe lehtëson tretjen.

10. Gjatë shtatzënisë keni shumë nevojë për lëngje, ndaj dhe duhet të konsumoni pa frikë 2-3 litra në ditë. Më të këshillueshme janë uji mineral i varfër në natrium, lëngjet e frutave dhe çajërat e holluar me ujë dhe mundësisht me pak apo pa sheqer. Mirë do të ishte që kafeja dhe çaji i zi të minimizoheshin sa të jetë e mundur. Gjithashtu, ekspertët këshillojnë që të mos përdoren në sasi të mëdha produktet që përmbajnë kitin (ndër to p.sh “Bitter Lemon”), sepse kjo e fundit mund të jetë problematike për shëndetin. /Telegrafi/
Shtuar më 20/01/2017, ora 10:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori