Krijon makinën e ADN për të ditur pse i vëllai është flokëkuq (FOTO-LAJM)

Një adoleshent në Britani ka ndërtuar në dhomën e tij të gjumit një makinë të testimit të ADN-së, për të zbuluar pse vëllai i tij është flokëkuq dhe ai jo. Fred Turner, 17 vjeç, ndërtoi këtë makinë nga mjete që kishte rreth e rrotull shtëpisë duke përfshirë një video player të vjetër.Ai i impresionoi kaq shumë shkencëtarët saqë u emërua dhe inxhinieri më i ri i vitit në Mbretërinë e Bashkuar, njofton AS.

"Pas viteve që miqtë e mi bënin shaka duke thënë se unë dhe Gus (vëllai) kishim baballarë të ndryshëm, unë ndërtova këtë makineri për të testuar pse vëllai im është flokëkuq dhe unë jo", thotë Turner.Makina e tij e testoi me suskes teorinë se njerëzit flokëkuq kanë mutacion gjenetik. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2013, ora 16:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori