Krem me gurë të çmuar kundër rrudhave
Femrat, prej kohësh janë njohur si adhuruese të zjarrta të diamantit. Shkencëtarët kanë zbuluar se, diamanti mund të japë rezultate të imagjinuara më parë, zhdukjen e shfaqjes së rrudhave.

Kremi i ri antiplakjes, përmban pjesëza të vogla të gurit të çmuar dhe është kërkuar nga disa miliona gra, në Britaninë e Madhe, muajin e kaluar.
Kremi ditor “Judith Williams Luxury Diamond” është shitur nga kanali i blerjeve QVC, në vetëm një ditë dhe ka një listë pritjeje nga një milion femra të tjera të interesuara.

Kremi, i krijuar nga këngëtarja gjermane e operës, Judith Williams, përmban grimca të vërteta diamanti, të cilat pretendohet se i japin lëkurës një shkëlqim të menjëhershëm.

Kremi në masë 50 ml kushton 29.50 paund britanikë. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2011, ora 15:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori