Kërcisni shpesh gishtat? Ja çfarë ndodh me kockat tuaja
Kemi dëgjuar shpesh se kërcitja e kockave të duarve mund të jetë e dëmshme për shëndeetin, pasi mund të shkaktojë artrit.

Por sa e vërtetë është kjo?

Sipas mjekëve nuk ka asnjë efekt anësor kërcitja e kockave dhe nuk ka asnjë lloj lidhje me sëmundjen e artritit.

Nyjet e duarve që lidhin gishtat me pjesën tjetër të dorës, kanë disa hapësira të mbushura me lëng që quhet lëngu sinoval.

Në gjuhën e përditshme atë mund ta krahasosh me një lloj grasoje që lejon lëvizjen e kockave por pa lejuar fërkimin mes tyre.

Kur kockat kërciten, zmadhohet hapësira mes këtyre nyjeve dhe kockave. Kështu lëngu sinoval shkon në hapësirën e re të krijuar, dhe në këtë momënt është zhurma që ne dëgjojmë.

Por kjo nuk ka asnjë efekt anësor, pasi pas disa kohësh ajo që do të ndodhë është thjesht kërcitja më e lehtë e kockave. /Albeu.com/


Shtuar më 13/03/2017, ora 14:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori