KORONAVIRUSI/ Rritet numri i të prekurve në Itali, shkon në gjashtë numri i fëmijëve
Vijon të rritet numri i të prekurve me koronavirus në Itali.
Mediat italiane shkruajne se sipas të dhënave të fundit numri i viktimave është 12 teksa numri i te prekurve ka shkuar ne 456 infeksione në 12 rajone.

Konkretisht janë 305 në Lombardi, 71 në Veneto, 47 në Emilia Romagna, 16 në Liguria, tre në Piemonte, tre në Lazio, tre në Sicili, tre në Marche, dy në Toscana, një në Tirol, një në Puglia.

Nderkohe qe eshte raportuar edhe rasti i pare ne Taranto, një burrë 43-vjeçar nga Torricella në provincën e Tarantos rezultoi pozitiv për testin e koronavirusit: ai kishte simptoma gripi dhe u shpjegoi mjekëve se ai mbërriti në shtëpi të Dielën 23 shkurt, pasi kishte qene ne nje zone cilesuar si te kuqe per nga perhapja e virusit.

Njoftimin për rastin e parë të infeksionit në Puglia e beri guvernatori Michele Emiliano në Facebook i cili urdhëroi mbylljen e shkollave në provincën e Tarantos.

Nderkohe qe dje u raportua se numri i fëmijëve të prekur ka shkuar në 6.



Shtuar më 27/02/2020, ora 09:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori